E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Qato të shtunën rikthehet në ring

Ndeshja është parashikuar të zhvillohet në kryeqytetin anglez Londër, e cila është dhe rezidenca e boksierit të njohur shqiptar. Kreshnik Qato aktualisht është kampion i botës në versionin “WBF”, dhe ndeshja e së shtunës do të jetë një mundësi e mirë për shqiptarin për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës që do të zhvillojë për të mbrojtur titullin.  

Hungare Surman, 32-vjeç, ka një karrierë jo shumë të madhe, me një bilanc prej 8 fitoresh, 5 humbje dhe 1 barazim.

Ndërkohë, Kreshnik Qato ka një bilanc prej 17 fitoresh dhe 6 humbjesh. I rëndësishëm është fakti se Qato në 4 vitet e fundit ka arritur 12 fitore radhazi. Ndeshja e së shtunës ka ngjallur interesin e shqiptarë që jetojnë në Londër, dhe deri tani janë shitur më shumë se 1 mijë bileta.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›