E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persi rinovon me Arsenalin

Në fakt, holandezi dhe ekipi i Arsenalit kanë zgjatur kontratën që i lidh bashkë, megjithëse nuk bëhen të ditura termat e kontratës dhe kohëzgjatjen e saj. 25 vjeçari Van Persi luan në radhët e topçinjve qyshprej vitit 2004 dhe sezonin e kaluar ka shënuar 20 gola në 44 ndeshje.

"Është fantastike të mësosh se Robin Van Persi do qëndrojë me ne”, rrëfen në sitin zyrtar trajneri i Arsenalit Arsen Venger. “Jemi shumë të kënaqur, është vetëm 25 vjeç dhe ka akoma goxha potencial për të treguar", lexohet në komunikatë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›