E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeh: Ançeloti njeriu i duhur për drejtimin e Çelsit

“Nëse sheh CV-në e tij bindesh se Çelsi ka bërë zgjedhjen e duhur, -deklaron portieri çek për ‘Mirror’. –Si trajner Ançeloti ka arritur të fitojë Ligën e Kampioneve dhe kampionatin, evenimente të cilat i ka fituar edhe si futbollist. Ai ka punuar mjaft mirë për 7 vjet reshtë në një nga skuadrat më të mira të planetit, dhe ky është një tregues i eksperiencës së tij të madhe. Për mua është njeriu i duhur dhe shpresoj të arrij suksese të tilla edhe me skuadrën tonë”, deklaron portieri i londinezëve.

Lidhur me komentet e ish-trajnerit të tij Luis Filipe Skolari, Çeh shprehet mjaft i zhgënjyer duke theksuar: “Skolari ka thënë se në skuadrën e Çelsit komandoja unë, Balak dhe Drogba? Më kanë zhgënjyer dhe surprizuar deklaratat e tij, për arsyen se unë e kam respektuar gjithmonë”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›