Cana prane Lacios. Oret e fundit te negociatave

Për Lorik Canën janë orët e fundit të ankthit për të mbyllur me sukses tratativën e merkatos që do ta çojë mesfushorin shqiptar tek Lazio. Sipas medias italiane, tani mbetet fare pak, për të konkluduar kalimin nga Gallatasaraj të shqiptarit. Një tratativë tepër e ndërlikuar me klubin turk, por që po shtyhet përpara prej kohësh, por që ditët e fundit ka një përshpejtim të saj.
Problemi ka qenë gjithnjë Daniel Fonseca, menaxheri i Fernando Muslerës, portieri uruguajan që është futur në këmbim të mesfushorit shqiptar me klubin turk. Prej disa ditësh, Fonseca ka nisur të bisedojë me drejtuesit e shoqërisë së Stambollit. Nga prishja totale e marrëdhënieve tani palët janë afruar sërisht, duke bërë të mundur mbylljen e tratativës në këto ditë.
Lorik Cana është në pritje me mjaft dëshirë, për tu veshur bardhekaltër. Mesfushori i spikatur shqiptar ka gati edhe kontratën që do të firmosë sapo të zbresë në kryeqytet. Prej kohësh ka një akord verbal me lojtarin shqiptar: 1.6 milionë euro në sezon plus premiot deri në 2016.
E kjo është një tratativë që drejtori sportiv, Igli Tare, po e ndjek personalisht, në fakt, ashtu sic ka bërë pak javë më parë edhe me Klose, e Lulic.
Eno Skarço