Toronto interesohet për Hargreavesin

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 21:00
Sipas të përditshmes angleze, Daily Mail, Toronto është i interesuar për transferimin e ish-mesfushorit të Manchester Unitedit, Owen Hargreaves. Klubi kanadez është i gatshëm t’i ofrojë ish-reprezentuesit anglez, mundësinë e ringjalljes së karrierës së tij.
30-vjeçari i lindur në Kanada ka vuajtur vazhdimisht nga lëndimet prej kur finalizoi transferimin në Old Trafford më 2007 dhe zhvilloi vetëm pesë minuta lojë në të gjitha garat e sezonit 2019-2011. Hargreaves është aktualisht futbollist i lirë.