E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengesat per camet MPJ Presim reagim nga greket

Pas problemeve të disa qytetarëve çamë në kufi me shtetin grek, Ministri i Jashtëm Haxhinasto tha se pala greke pretendon në ndryshime të toponimisë së dokumenteve shqiptare gjë e cila rezulton jo e vërtetë. Deklaratat, kreu i punëve të jashtme i bëri gjatë takimit me ambasadorin italian mbi marrëveshjen mes dy autoriteteve për heqjen e procedurës së legalizimit të dokumentave.

“Reagimi i ministrisë së jashtme ka qenë i menjëhershëm. Kemi kontaktuar autoritetet përkatëse greke, kemi kërkuar sqarime. Sipas tyre, toponimia e përdorur në dokumentat shqiptare ka ndryshuar me anë të ligjeve, nga ligjet greke. Ne jemi duke vlerësuar këtë shjegim të tyre dhe më pas do mbajmë qëndrim përkatës sa i takon çështjes greke”-tha Haxhinasto. 

Nga ana tjetër, ambasadori Saba D’Elia u ndal dhe tek ngërçi politik, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim mes forcave politike.

“Unë mund të them se duhet bashkëpunim për të kaluar këtë fazë ngërçi në mënyrë që të rikthehet jeta politike normale në parlament. Kjo sepse në parlament duhet debatuar për reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian për të vazhduar më tej me procesin e integrimit”-tha Sequi.

Marrëveshja mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane konsiston në heqjen e procedurës së legalizimit të dokumenteve në ambasadën italiane.Tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më nevojë për vulën apustile në ambasadë ose siç njihet ndryshe, legalizimi i dokumentave. 

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›