Maggio vazhdon në Napoli

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 22:00
Christian Maggio do të vazhdojë kontratën e tij me Napolin, ka njoftuar menaxheri i tij, Massimo Briaschi.
Mbrojtësi i djathtë ka kërkuar të shpërblehet me marrëveshje të re të përmirësuar, pasi i ndihmoi ekipit të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
“Nuk mendoj se do të ketë probleme. Ekziston një diferencë minimale mes kërkesës dhe ofertës. Mendoj se gjithçka do të sqarohet së shpejti. Napoli gjithmonë e ka konsideruar Maggion si futbollist të rëndësishëm”, tha Briaschi për Radio Kiss Kiss.