Stieg Larson vjen per lexuesin me Vajza qe trazoi folene e grerezave
Suedezi Stig Larson, i njohur nga lexuesi shqiptar me librat “Vajza që luante me zjarrin” dhe “Burra që urrejnë gratë”, rivjen në shqip me pjesën e fundit të triologjisë Milenium. Bëhet fjalë për romanin “Vajza që trazoi folenë e grerëzave”.
Një tjetër roman policor i cili përshkruan ritmin e kohës që jetojmë. Subjekti ka në qëndër Lisbet Salander dhe gazetarin Majkëll Blomivist. Njëra e mbërthyer në shtrat nga një plumb në kokë dhe tjetri shumë afër të vërtetës rrënqethëse. Nëse vajza shërohet dhe flet, organizata sekrete të fuqishme rrëzohen si kështjella rëre.
Kapitulli i fundit i triologjisë konsiderohet si një letërsi bashkohore e bujshme e viteve të fundit.Shtëpitë botuese kanë vazhduar edhe këtë javë të botojnë libra dhe romane që i përshtaten stinës së verës. “Shpresa dhe Gënnjeshtra” titullohet romani nga Marian Keis.
Me dy tituj roz ëshët botuar sërish edhe Daniel Still. Njëri titullohet “Kujtime Dashurie” dhe tjetri “Një e panjohur e përsosur”.
Aurela Papadhima