E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët ankesa ACR-së: Të na paguhet rroga e plotë

Minatorët e Bulqizës kanë shprehur sot ankesat e tyre ndaj kompanisë koncesionare “ACR” për pagën mujore.
 

Ata pretendojnë se pas shpërthimit në galerinë 16-të të minierës kjo kompani u ka paguar atyre vetëm 50 përqind të pagës mujore.
 

Duke e cilësuar si jo të drejtë vendimin e ACR-së për t`u paguar vetëm gjysmën e pagës, minatorët shprehen nuk janë ata fajtorë të shpërthimit në galeri prandaj kërkojnë që paga t`u jepet e plotë.
 

Ndërkohë si pasojë e shpërthimit në minierë humbi jetën një minator dhe u plagosën 8 të tjerë. Menjëherë pas shpërthimit Reparti i Inspektim dhe Shpëtim Minierave pezulloi punën në minierën e Bulqizë dhe në galeritë e administruara nga ACR-ja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›