E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 2 vjetesh opozita terhiqet, firmos paktin me PD

Ate kompromis qe nuk munden ta gjenin per dy vjet me radhe, ne saje te terheqjes se Partise Socialiste, mazhoranca dhe opozita e arriten vetem brenda pak minutash, diten e djeshme. Me nje konsensus te gjere, kreret e grupeve parlamentare, miratuan ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve, ngritjen e komisionit te posacem te reformes zgjedhore. Palet rane dakord te miratojne, ne kete konference, projektvendimin per ngritjen e komisionit, qe zyrtarisht do te votohet ne seancen plenare te se enjtes.

Keshtu, bojkoti 2-vjecar, ndjekur nga greva e urise, demonstrata e dhunshme e "21 Janarit" organizaur nga lidershipi dhe humbja kombetare e me pas lokale, moren fund me terheqjen e socialisteve. Vendimi i djeshem i Partise Socialiste ka konfirmuar deshtimin e politikes se saj sepse ne dy vjet asnje nga kerkesat e forces me te madhe ne opozite nuk u pranua as nga mazhoranca dhe as nga diplomacia nderkombetare, cka tregoi padrejtesine e ketyre qendrimeve dhe kerkesave te opozites. Ky veprim i djeshem i opozites konfirmoi qendrimin joparimor dhe kerkesat jolegjitime te ketyre dy vjeteve. Duke e lene keshtu Shqiperine dy vjet me radhe pa marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por gjithesi edhe ne rastin e ketij qendrimi te ri te ps vlen shprehja me mire vone se kurre.

Sipas paktit, komisioni do te perbehet nga 10 anetare, me pjesemarrje te te gjitha forcave politike parlamentare dhe do te drejtohet nga dy bashkekryetare, perkatesisht nje i PD dhe nje i PS, por vendimet e komisionit quhen te miratuara me shumicen e votave te te gjithe anetareve dhe vetem kur kane marre konsensusin e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Sipas projektvendimit, PD do te kete 2 anetare, ndersa nga 1 anetar do te kene LSI, PR dhe PDIU. Ndersa PS do te kete 4 anetare dhe 1 anetar nga PBDNJ. Pa debate e diskutime, forcat politike rane dakord qe brenda tre muajve te realizojne reformen zgjedhore sipas amendamenteve te OSBE/ODIHR-it, si per zgjedhjet lokale te 8 majit 2011, ashtu edhe per ato parlamentare, te 28 qershorit 2009. "Komisioni do te zhvilloje konsultime dhe seanca diskutimi me partite politike jo parlamentare te interesuara per reformen zgjedhore, te cilat ne zgjedhjet e fundit kane marre me shume se 1% te votave ne shkalle vendi, si dhe me perfaqesues te shoqerise civile qe kane ekspertize dhe eksperience ne procesin zgjedhor", thuhet ne projektvendim. Konsultime publike do te zhvillohen me kerkesen e paleve edhe me perfaqesues te Ministrise se Brendshme, KQZ-se, si dhe institucione shteterorem qe kane rol ne procesin zgjedhor. Nderkohe qe prane komisionit ngrihet grupi i eksperteve teknike dhe prezenca e OSBE-se ne Shqiperi, OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias, ftohen te ndjekin e te japin asistence dhe ekspertize teknike ne punimet e komisionit dhe te grupit te eksperteve, te ngritur prane tij. Cdo force politike parlamentare do te kete te drejten te propozoje amendamente per diskutim dhe miratim, edhe per ceshtje te vecanta, per te cilat palet nuk kane gjetur konsensus. Konsensusi do te kerkohet me asistencen e ekspertizes se OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›