E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Babai qellon te birin dhe largohet

Mesditën e sotme në një fshat të rrethit të Fierit, ka ndodhur një krim brenda familjes kur pas një sherri për motive të dobëta , babai 66 vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të djalit të tij, duke shkaktuar plagosjen e këtij të fundit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Trojkë të rrethit të Fierit, kur 66 vjeçari Agron Idrizi, pas një debati me të birin e tij 33 vjeçarin me iniciale G.Idrizi, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij e më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes.

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 66 vjeçarin Idrizi, ndërsa djali i autorit, sipas burimeve nga Policia e Fierit, është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›