Cana rigjen Liverpulin, rivalin e Champions
LONDER- Lorik Cana do të jetë sërish përballë Liverpulit në javën e 9-të të kampionatit anglez, që zhvillohet të shtunën. Për mesfushorin kuqezi bëhet fjalë për një njohje të vjetër, pasi i ka shënuar edhe një gol të kuqve në ndeshjen e një viti më parë në Champions League. Por, këtë herë Loriku do të jetë në fushë si kapiten i Sandërlendit dhe jo i Marsejës. Të premten, Bolo Zenden, blerja më e re e Sandërlendit ka ngritur në qiell mesfushorin kuqezi. “Ai e meriton të jetë kapiten, pasi është gjithnjë lider dhe fakti se është i preferuari i tifozëve, nuk më surprizon aspak”, tha Zenden.
(e.n/BalkanWeb)
(e.n/BalkanWeb)