E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo lë pushim Etonë, ndaj Xhenoas luan Suazo

ITALI- Kundër Xhenoas do të jetë një ndeshje dialogu dhe monologu, pasi janë dy skuadra që do të luajnë hapur. Ka qenë kjo deklarata e trajnerit të Interit Hoze Murinjo në prag të sfidës së të shtunës në “Marasi” kundër Xhenoas. Portugezi ka lënë në shtëpi Samuel Etonë për këtë takim, ç’ka do të thotë se mund të luajë David Suazo. “Është i shpejtë dhe bëhet i rrezikshëm kur ka hapësira. Ndaj Xhenoas mund të jetë ndeshja e tij. Tiago Mota? Nuk do të jetë”, sqaroi Murinjo në konferencën e së premtes.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›