E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharjet, Ferrara mbron Lipin e Maradonën

TORINO- Në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Fiorentinës, trajneri i Juventusit Çiro Ferrara ka mbrojtur miqtë e tij Lipin dhe Maradonën, pas sharjeve të tyre ditën e mërkurë. Lipi foli me tone tepër të forta ndaj tifozëve në Parma pasi ata fishkëllyen ekipin kombëtar, ndërsa Maradona shau me një fjalor të ulët gazetarët dhe kritikët e tij. “Nuk hyj në thelbin e shfryrjeve të tyre, me të dy më lidhin kujtime të bukura. Por, më pëlqen kur shoh një trajner që mbron grupin dhe idetë e tij. Edhe me koston e të qënit kaq i ashpër”, tha Ferrara në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e premte. Kundër Fiorentinës, Juventusit i rikthehet pas 7 muajsh Sisoko, një nga blerjet më të mira të bardhezinjve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›