Cana sfidon Bërnlit në shtëpi
Sandërlendi hap sot ndeshjet e radhës së Premier Leagues, pasi do luajë në transfertë ndaj ekipit të sapongjitur nga një kategori më poshtë, Bërnlin. Por kapiteni shqiptar i "Maceve të Zeza" u ka shpallur luftë kundërshtarëve. Informacionet e para rreth kundërshtarit Cana i ka marrë nga shoku i tij në Kombëtaren kuqezi, Besart Berisha, kaloi në sezonin 2007-2008 te Bërnli, por për shkak të një dëmtimi në gju nuk u aktivizua asnjë ndeshje. "Prej Berishës kam mësuar diçka rreth Bërnlit. Ai më ka folur për tifozët dhe për stadiumin. Nuk i njoh shumë, por di që kanë mundur Mançester Junajtid, gjë që tregon se kanë kualitet dhe vendosmëri. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi lojtarë cilësorë dhe atje do të zhvillohet një ndeshje e ashpër. Cana gjetur tashmë shtëpinë e tij në verilindje të qytetit dhe prehet i kënaqur. "Është një shtëpi e madhe dhe unë u ndjeva rehat që nga dita ime e parë aty, shton ai. Jam i lumtur që luaj në Angli dhe shumë krenar që më kanë besuar shiritin e kapiteni", përfundon Cana.