E Diel, 1 Nëntor 2026

Stambolli shpallet kryeqytet i kultures europiane

Stambolli eshte shpallur nga UNESCO kryeqytet i kultures europiane per vitin 2010, ne nje ceremoni ku mes te tjereve ndodhej edhe nje delegacion shqiptar, qe mori shpresa per investime te qeverise turke ne fushen e turizmit ne vendin tone. Krahas 28 delegacioneve te tjera qeveritare nga vende te ndryshme te botes, me ftese te qeverise turke, mori pjese dhe delegacioni i vendit tone, kryesuar nga Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, i cili u prit edhe nga ministri i Turizmit dhe Kultures i Turqise, Ertugrul Gunay, i cili e falenderoi kreu e MTKRS-se jo vetem per pjesemarrjen, por edhe per mirekuptimin politik midis dy qeverive per zhvillimin e vazhdueshem te marredhenieve shqiptaro-turke ne fushen e turizmit e te kultures. Ministri Xhaferraj i tha homologut te tij turk se Shqiperia eshte e perkushtuar qe te zhvilloje nje turizem te integruar me trashegimine kulturore. Nderkohe, ai beri me dije se Shqiperia eshte e gatshme te beje nje kapercim cilesor ne kete fushe, pasi kete e lejon tashme infrastruktura e ngritur si dhe zhvillimi harmonik i vendit ne te gjitha fushat.
Nga ana e tij, ministri Gunay e siguroi ministrin shqiptar se do te angazhohet per ngritjen ne nje shkalle me te larte te marredhenieve kulturore e ne fushen e turizmit me Shqiperine. Fteses se ministrit Xhaferraj per te vizituar Shqiperine, ai iu pergjigj pozitivisht, duke premtuar investime ne programet e perbashketa ne keto dy fusha. Ne viziten e ardhshme te ministrit turk, Gunay, ne Shqiperi do te konkretizohen marredheniet dypaleshe permes nenshkrimit te nje marreveshjeje. Nderkaq, ministri turk premtoi se ne viziten e tij do te marre me vete drejtuesit kryesore te kompanive, te cilet kane investuar ne fushen e hotelerise e te turizmit, me qellim qe t'i nxite ata per investime ne Shqiperi.
Ministri Xhaferaj pati takime dhe biseda me disa homologe te tjere nga vendet e rajonit, pjesemarres ne ceremonine e Stambollit, mes te cileve edhe me ministrin e Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni dhe me ministrin e Kultures, Rinise dhe Sportit, Valton Beqiri. Te dyja palet u shprehen per intensifikimin e marredhenieve te perbashketa kulturore dhe nxitjen e kembimeve turistike. Kreu i MTKRS-se u shpreh ne keto biseda se me Kosoven eshte detyrim madhor bashkepunimi i ngushte ne keto dy fusha. "Eshte fakt se vullneti i perbashket ekziston, por ecuria e programeve tona te bashkepunimit varet shume nga administrimi i veprimtarive te tilla", theksoi ai. Per kete qellim, ministrat e te dy vendeve u shprehen per nje ridimensionim te strategjise dhe realizimit konkret te veprimtarive te perbashketa ne fushen e turizmit e te kultures. Nje memorandum bashkepunimi ne fushen e Kultures dhe te Turizmit midis Shqiperise dhe Kosoves ishte objekt i bisedes se homologeve te te dy shteteve. Xhaferraj bisedoi edhe me ministrin e Kultures, Sportit dhe Medias te Malit te Zi, Bramislav Miqunovic per shkembimet kulturore dhe eksperiencat ne fushen e turizmit, sidomos ato nderkufitare, si dhe u mirekuptuan per intensifikimin e tyre. Te dyja palet shprehen mendimin se nuk ekziston asnje pengese politike per zhvillimin e panderprere te marredhenieve kulturore mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Ndersa ne nje takim tjeter qe Xhaferraj pati me homologun e tij serb, Dragan Kojadinovic, biseda u perqendrua ne rritjen e bashkepunimit rajonal. F. Shahaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›