E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bechtel-Enka", do te ndertoje edhe autostraden Morine-Merdare.

Blerina Hoxha
Autoritetet kosovare shpallen dje kompanine amerikano - turke "Bechtel-Enka", si oferten me te mire per ndertimin e autostrades Morine-Merdare. Zyrtare te Ministrise se Transporteve, thane se kandidati me i mire eshte ai me te cilin do te fillojne edhe negociatat per kontraten e ndertimit te autostrades. Sipas vleresimeve te deritashme, ndertimi i kesaj autostrade mund te kushtoje nga 700 deri ne 800 milione euro. Sipas projektit autostrada Morine-Prishtine-Merdar, ka nje gjatesi prej 117 kilometrash dhe do te jete vazhdimesi e autostrades Durres - Kukes - Morine, e cila u perurua ne qershor te vitit te kaluar. Ne mesin e kompanive qe kane bere ofertat e tyre per ndertimin e kesaj rruge kishte te tilla nga Austria, Turqia, nga Italia e Greqia. Kompanite qe kane bera oferta per ndertimin e kesaj rruge jane: kompania "Alpine" nga Austria, konsorciumi amerikano-turk "Bechtel Enka", qe ka ndertuar edhe autostraden Durres-Morine, pastaj kompania "Makyol" nga Turqia, "Pizzaroti" nga italia, "Porr" dhe "Strabag" nga Austria dhe "Terna" nga Greqia. Nga te gjitha kompanite qe kane konkurruar, vetem dy kane dhene oferte financiare, "Bechtel" me 600 milione euro dhe Strabag me nje miliarde euro. Keshtu qe me vota unanime, Qeveria e Kosoves ka marre vendim dje per ndertimin e Autostrades Vermice- Merdare. Ne vendimin e Qeverise nuk eshte bere e ditur kostoja e as gjatesia e autostrades, nderkaq nuk jane dhene as detaje per kohen e fillimit te punimeve. Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thene se punimet ne autostrade do te zgjasin 36 muaj, por ka shtuar se traseja e autostrades eshte e ndryshueshme dhe se ende nuk eshte bere e ditur nga do te kaloje ajo (neper Carraleve, apo neper Malisheve). Sipas zedhenesit te qeverise, Memli Krasniqi, per detajet e metejme rreth kostos, gjatesise dhe pikave te kalimit te autostrades do te vendoset me vone, gjate konsultimeve ne mes Komitetit Nderministror te Autostrades dhe perfaqesuesve te kompanise fituese "Bechtel & Enka".
Pjesa shqiptare e "Bechtel -Enka"
Konsorciumi amerikano-turk "Bechtel & Enka JV", ka ndertuar segmentin me te veshtire rrugor Rreshen -Kalimash te rruges Durres-Kukes, ne pjesen Shqiptare ku perfshihet edhe nje tunel rreth 6 kilometer i gjate. Segmenti ku punoi "Bechtel" eshte 0,85 km per nje autostrade me kater korsi ne Shqiperi, perfshire 6 km (3,7 mile) tunel, nen nje kontrate te firmosur ne shtator 2006 me qeverine shqiptare. Autostrada eshte me e madhja, madje projekti me i madh ne Shqiperi, sipas zyrtareve Qeveritare. Rruga eshte jete pjese e nje autostrade prej 170 km (105 mile) per te permiresuar lidhjen me Kosoven. Kjo do te rezultoje ne nje rruge me te shkurter midis portit te Adriatikut ne Durres, prane Tiranes dhe Morines ne kufi me Kosoven. Autostrada e re eshte 45 km me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit u reduktua me dy ore nga gjashte ore. Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia. Qeveria pret nje rruge me te shkurter per te nxitur ekonomine dhe per permiresimin e hyrjes drejt Durresit, e cila eshte 35 km nga Tirana, duke sjelle te ardhura dhe turiste te merguar drejt zonave veriore e lindore te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›