Carragher s’ka marrë fund

Edhe pse ishte në gjendje të mirë fizike, mbrojtësi nuk ishte përzgjedhur për ndeshje, hera e parë që i ndodhi një gjë e tillë pas 11 sezoneve.
Carragher ka bërë gati 500 paraqitje për Liverpoolin në ligë pas depërtimit nga akademia e të rinjve më 1996. Por, 33 vjeçari e di se nuk është më titullar i rregullt për Reds.
“Nuk jam e ardhmja e Liverpoolit. Daniel Agger, Martin Skrtel dhe Sebastian Coates janë. Por, ende mund të jem pjesë e së tashmes edhe për disa vite. Është vetëm një ndeshje që nuk jam ftuar andaj nuk ka marr fund asgjë. Në dekadën e fundit pasi mungoja në një ndeshje, pas rikuperimit kthehesha menjëherë në ekipin e parë. Kësaj radhe nuk ndodhi ashtu dhe e pranoj, pajtohem dhe e kuptoj këtë. Kam munguar për disa javë dhe djelmoshat që u inkuadruan luajtën mirë”, përfundoi Carragher.