Cana, zyrtarizohet sot si lojtar i Hamburgut?

Lorik Cana mund të zyrtarizohet sot si një lojtar i Hamburgut në Gjermani. Hamburgu një skuadër nga Gjermania Veriore i ka bërë ofertën më të mirë skuadrës së Olimpikut të Marsejës prej 7 milionë eurosh plus një milion euro bonus për lojtarin e Kombëtares Shqiptare. Në fakt vetë Loriku do të pëlqente më shumë një kalim në Angli te Arsenali apo Liverpuli, por këto skuadra kanë qëndruar pasive në kërkesat e tyre për Canën. Një kalim në Angli mund të bëhet vetëm nëse oferta e skuadrave të siperpërmenduara është më e mirë se kjo e Hamburgut, në të kundërt Cana sezonin që vjen do të luajë në Bundesligë dhe në Ligën e Europës.