Pakistan/ 9 të vrarë nga shpërthimi i bombës

Të paktën 9 persona kanë gjetur vdekjen dhe më shume se 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në Pakistan. Të paktën 7 prej viktimave janë fëmijë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në një shtëpi në Pakistan, e cila përdorej për t'u dhënë mësim fëmijëve. Për pasojë u shkatërruan edhe dhjetëra shtëpi të ndërtuara me tulla prej balte në fshatin pranë Mian Channu në provincën e Punjabit. Sipas policisë e cila u gjend në vendin e ngjarjes, tha se shpërthimi duket se ishte shkaktuar nga një sasi lënde eksplozivi e vendosur në ambientet e brendshme të shtëpisë. Ndërkaq nga burime spitalore mësohet se shpërthimi ka provokuar të pakten 60 persona te plagosur. Medita lokale kanë shfaqur imazhe të vendit të ngjarjes, ku duket qartë krateri që ka krijuar shpërthimit. Po sipas mediave lokale , janë raportuar të paktën 150 të dëmtuara nga shpërthimit.