E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. e Veriut/ Lideri Kim Jong-il, i sëmurë

Lideri koreano verior Kim Jong-il është diagnostikuar me kancer në pankreas. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni koreano jugor Ytn. Disa ditë më parë lideri i Koresë së Veriut, në një paraqitje të rrallë në televizionin shtetëror, ishte shfaqur shumë më i dobët dhe i mpakët krahasur më disa imazhe të tij shfaqur gjatë muajit prill. Sipas mediave mësohet se mund të jetë goditur nga një iktus cerebral në vitin 2008. Kështu, sipas burimeve mediatike, pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut Kim Jong Il, është shumë më i sëmurë nga sa mendohej deri tani. Televizioni koreano-jugor, duke iu referuar qarqeve të shërbimeve sekrete, njoftoi se Kim vuan nga një tumor i gjendrave të pankreasit. Vitin e kaluar ai ka patur një iktus cerebral. Gjendja shëndetësore e Kim Jong Il-it bëhet shkak për spekulime të reja mbi pasuesin e tij të mundshëm në krye të vendit të izoluar komunist. Përballë provave të fundit bërthamore dhe atyre me raketa, Perëndimi i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet politike në Korenë e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›