E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana:Nuk jam lojtar i keq, jam luftarak

Kapiteni i Sunderlnd Lorik Cana këmbëngul se nuk është futbollist dashakeq pavarësisht se ka marrë shtatë kartona deri tani për "lojë të rëndë" që kur erdhi në Angli këtë sezon. Mesfushori i cili kaloi këtë verë nga Marseille tek Sunderland ka arritur rekordin e masave disiplinore me shtatë kartona të verdhë dhe një të kuq. Cana, pjesë e formacionit të Kombëtares së Shqipërisë këmbëngul vetëm se është futbollist luftarak çka i ka dhënë atij profilin e vet në lojë të cilin nuk dëshiron ta ndryshojë. Cana i tha Daily Express se gjithmonë përpiqet të jetë i drejtë kur luan "për të jesh i fortë kur luan, besoj se kjo është gjithashtu e drejtë"-ka thënë mesfushori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›