E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: S'i përjashtoj zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë vitit të ardhshëm.
"Nëse është në interes të përbashkët që zgjedhjet të mbahen në 2010-ën, atëherë unë si kryetar i Parlamentit, por edhe si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, jam në shërbim të proceseve demokratike që të avancojnë jetën politike dhe demokratike në Kosovë", ka thënë Krasniqi në një intervistë për Radio Kosovën.
Gjithashtu Krasniqi ka kritikuar qeverinë për shkak të ngadalësisë në përgatitjen e ligjeve, ndërkaq ka thënë se sa i përket pjesës veriore të vendit, EULEX-i i ka ndihmuar institucionet e Kosovës, por në fushat tjera deri tani nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›