E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshte koha e Diana Culit

Ja ku na mberrin nje tjeter lajm i mire nga fronti i shkrimtares Diana Culi. Pavaresisht angazhimeve te saj politike, duket se keto jane kohet me te frytshme te krijimtarise se saj. Vetem pak kohe pas marrjes se cmimit si “Shkrimtarja e vitit 2007” (ne diten e fundit te mbylljes se Panairit te Librit), Culi shenon nje tjeter ngjarje po kaq interesante ne jeten e saj artistike. Kete here jo ne Tirane, por shume me larg Shqiperise. Dje, ne qytezen e Nardos, ne Itali, eshte organizuar nje takim letrar nen perkujdesjen e shtepise botuese “Besa” mes shkrimtares Culi, studenteve te Institutit Komercial te Nardos, kritikeve letrare dhe gazetareve. Ne kete takim eshte diskutuar rreth romanit te shkrimtares, botuar ne italisht “Scrivere sull’ acqua”. Pas shume diskutimesh, jane interpretuar dhe pjese te ketij libri (fragmente te te cilit jane lexuar po dje ne radio Rai Due), te cilat kane zbuluar deri-diku temen qe trajton ky rrefim. Ky roman i vendosur mes Tiranes, Barit, Otrantos dhe Valencias tregon arratisjet, tragjedine, ankthin permes syve te protagonisteve te romanit, Pablo, Karlo dhe Kristina. Se shpejti, ne italisht, nga shtepia botuese “Besa”, do te botohet dhe libri tjeter i shkrimtares “Engjej te armatosur”. Cka do te thote se marredheniet e Diana Culit me boten letrare te Italise sot jane me te forta se kurre. E ky eshte qellimi: per nje marredhenie kulturore te mire mes dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›