E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canaj prezantohet ne Erseke, ne vend te Qirjakos se larguar "vete"

Agim Canaj do te drejtoje Gramozin, ne pjesen e mbetur te kampionatit. Java e peste e Superiores eshte shoqeruar me largimin e nje trajneri tjeter, qe eshte i treti ne radhe dhe ne te tre rastet trajneri ka dhene "doreheqjen". Pas ndeshjes se fundit te kampionatit dhe fitores se pare ne drejtim te Gramozit, "timonieri" qe ngjiti kolonjaret ne Superiore, i la vendin nje emri me te njohur ne kete drejtim, qe kishte kohe qe nuk drejtonte asnje ekip. Agim Canaj eshte prezantuar gjate dites se djeshme ne Erseke, me premtimin se ecuria e juglindoreve do te jete me e mire ne te ardhmen. Qirjako eshte trajneri i trete ne radhe qe largohet nga drejtimi i skuadrave, por i pari qe ne kete sezon qe shkarkohet pas nje rezultati pozitiv. Rasti i fundit i Gramozit, qe shkarkoi trajnerin Ilir Qirjako, nuk eshte i pari, per momentin jo te pershtatshme, pas nje rezultati pozitiv, pasi ekipe te tjera i kane shkarkuar trajneret, ne momente edhe me te mira. Ne fund te sezonit, kur nje trajner ka arritur qe te fitoje titullin kampion, si rasti i Staroves te Tirana, ka ardhur shkarkimi i tij. Trajneri i trete i shkarkuar i Superiores, Qirjako eshte larguar nga stoli i Gramozit, pas fitores se pare qe shenoi ndaj Flamurtarit. Ne vend te tij, ne kohe rekord, eshte ulur ish-trajneri i Dinamos dhe i Vllaznise, Agim Canaj. Fitorja, e cila ishte e para edhe per ekipin kolonjar, ne pjesemarrjen e historike, ne Kategorine Superiore, ka sjelle pas gezimit te Qirjakos nje trajner te ri, ne Erseke. I cuditshem ishte edhe largimi i Gugash Maganit, nga Shkumbini, pas dy javeve te para. Aktualisht Magani drejton Flamurtarin, duke i zene vendin Eqerem Memushit, te larguar per rezultate te dobeta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›