Tirana gati te largoje lojtaret, jo trajnerin Loncarevic
Tirana nuk do ta shkarkoje nga detyra trajnerin kroat, Ilia Loncarevic, pas disa ndeshjeve dhe rezultateve jo te pelqyeshme, pas pese javeve te para. Ky ka qene verdikti i drejtuesve bardheblu, pas mbledhjes se fundit, per ecurine e skuadres. Burime te sigurta prane klubit bardheblu saktesojne se eshte analizuar per disa ore humbja ne Fier dhe ne fund kroati eshte votebesuar ne krye te 24 here kampioneve te Shqiperise. Diskutimet kane shkuar deri aty sa per lojen e dobet drejtuesit kane kerkuar qe te largojne qofte edhe lojtare, per impenim te dobet, por jo trajnerin aktual. Pozitat e trajnerit kroat, qe kur mori ne dore fatet e Tiranes, jane lekundur dy here. Ne fillim pati diskutime, pas emerimit te tij ne krye te bardhebluve, kur Tirana u eliminua nga "Champions". Ne raundin e pare evropian kishte zera brenda klubit qe kerkonin largimin e trajnerit, qe nuk arriti synimet e skuadres. Objektivi i Tiranes ishte kualifikimi ne raundin e dyte, por emri i forte me te cilin u ndeshen bardhblute, Stabaeku i Norvegjise, i dha te drejte Loncarevicit qe te vazhdonte dhe te drejtonte bardheblute me tej, ne kampionatin e sivjetshem. 63 vjecari ka nje kontrate qe e lidh me Tiranen deri ne fund te ketij edicioni dhe opsioni i vetem, per shkarkimin e tij, eshte nese rezultatet e ekipit do te jene te dobeta dhe ne kundershtim me objektivin. Pas javeve te para pozitat e Tiranes nuk ishin te favorshme, ndaj drejtuesit jane mbledhur ne nje analize, per te votebesuar ose jo trajnerin, pas rezultateve te pese javeve te para. Tirana ka humbur dy ndeshje dhe sulmi i saj e ka gjetur vetem tre here rrugen e rrjetes. Perfundimisht, dy jave para derbit me Dinamon, ndeshja kyce e fazes se pare, Loncarevici ka marre votebesimin e duhur, aq sa mesohet se drejtuesit bardheblu jane gati qe te largojne edhe lojtare, si pergjegjes per mos-impenjimin e duhur ne ndeshjet.
Rikthimi
Ndaj Dinamon ne javen e shtate, pritet qe te rikthehen edhe dy lojtare kryesore te formacionit bardheblu, Muka dhe Memelli. Te dy lojtaret do te bashkohen si perforcime qe te ndalin vrullin e bluve per te rihapur betejen ne krye te klasifikimit.
Rikthimi
Ndaj Dinamon ne javen e shtate, pritet qe te rikthehen edhe dy lojtare kryesore te formacionit bardheblu, Muka dhe Memelli. Te dy lojtaret do te bashkohen si perforcime qe te ndalin vrullin e bluve per te rihapur betejen ne krye te klasifikimit.