E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA: Shkupi te merret me emrin

Ambasada e SHBA-se ne Shkup, ne deklaraten e djeshme per enciklopedine maqedonase dhe reagimet ndaj saj, u jep kuraje qytetareve, politikaneve dhe medias, qe u pergjigjen "pjeseve kontraverse, qe cilat dalin nga mangesite e ketij publikimi", te fokusohen ne qellimet afatgjata te shtetit maqedon. "Publikimi i enciklopedise nxiti disa reagime duke e perfshire edhe nje reagim nga ana jone, ne lidhje me disa pjese te gabuara apo problematike nga teksti. Maqedonia eshte shtet multietnik, dhe ne i inkurajojme qytetaret, politikanet dhe median te cilet u pergjigjen pjeseve kontraverse te cilat dalin nga mangesite e ketij publikimi, te fokusohen ne qellimet afatgjata te Maqedonise", thuhet ne deklaraten e trete ne pak dite, qe leshoi ambasada amerikane ne Shkup, duke nenkuptuar konfliktin mbi ceshtjen e emrit, ende te pazgjidhur me Greqine. ''Fokusi i perpjekjeve amerikane ne Republiken e Maqedonise eshte ta inkurajoje dhe mbeshtese zhvillimin e nje vendi te suksesshem, qe ka per qellim te behet pjese e bashkesise euroatlantike'', thekson ambasada.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›