Meta takon Pacollin, vleresohet EULEX
Kryetarin e Partise Aleanca per Kosoven e Re, e priti dje dhe zv/kryeministri Meta i cili tha se "Kosova eshte nje rast unik ku eshte krijuar nje shtet i ri i cili, njekohesisht po pergatitet edhe per t'u integruar ne BE". Meta ka folur dhe rreth misionit EULEX: "Ne vleresojme shume rendesine qe ka misioni i EULEX dhe funksionalizimi i tij ne respekt te Kushtetutes se Kosoves dhe ne zbatim te Planit te Ahtisarit sepse besojme qe permes funksionimit te tij, do te ndihmoje edhe ne perafrimin e standardeve evropiane sa i takon institucioneve te reja te Kosoves dhe ne vecanti, ne drejtim te funksionimit te nje shteti ligjor, sikurse jane te gjitha vendet e tjera evropiane". Z. Pacolli, nga ana e tij, theksoi se "80 per qind e punes se Kryeministrit dhe Ministrit te Puneve te Jashtme te Shqiperise ka qene e koncentruar ekskluzivisht per Kosoven per njohjet e reja per Kosoven". Ketu ai kerkoi qe se bashku, "te gjejme menyren me te lehte per te pasur njohje edhe me te medha, pasi duhet ta shohim Kosoven shume shpejt te radhitur me kombet e gjithe botes ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara".