Canak: Fashizmi ka ardhur në Serbi

Meqë nuk kishte lustrime dhe nuk është ndriçuar terri i viteve 90-ta, helmi i nazizmit dhe klero-fashizmit po bartet te gjeneratat e reja të Serbisë.
Ky është terrori i cili në një kohë të shkurtë do të marrë prapë jetë njerëzish, ka thënë për mediat serbe, kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak.
Ai ka thënë se të dhënat për përgatitjen për shkatërrimin dhe djegien e Beogradit të dielën, gjatë “Paradës së nderit”, e cila megjithatë u anulua, tregojnë se në pyetje është krimi i organizuar i cili nga brenda do ta shkatërroj jo vetëm rendin kushtetues, por tërë shtetin serb.
“Çka tjetër duhet të ndodhë që të shihet se fashizmi përmes dyerve të mëdha po futet në jetët tona të përditshme dhe është pyetje dite kur banditët dhe vrasësit do të kërcasin në dyert e secilit që kundërshton”, ka thënë Canak.