Njohja e Palestines hapet ne Teheran konferenca vjetore

Teksa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur bisedimet mbi kërkesën e Palestinës për njohje, në Teheran është çelur konferenca vjetore pro palestineze, në të cilën u theksua që shteti palestinez përkohësisht mund të ekzistojë si “territor i liruar”. Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei tha se palestinezët duhet të këmbëngulin në kërkesën për anëtarësim si shtet i ndarë nga Izraeli në Kombet e Bashkuara, pasi siç u shpreh “i gjithë territori u takon palestinezëve”.
Kamenei tha po ashtu se synimi i Iranit është paqja për Palestinën e jo vetëm për një pjesë të saj. Ndërkaq, në Nju Jork diplomatët kanë nisur lobimin intensiv teksa javën tjetër do të nisë një seancë e dytë diskutimesh për njohjen e Palestinës.