E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania Perëndimore ka dashur të blejë Gjermaninë Lindore

Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 13:34

Dokumentet sekrete të CIA-s dhe të Ministrisë së Jashtme në Washington, të dala së fundi në dritën e publikimit, kanë zbuluar se Ludvid Erhard kishte në plan që në vitet 60-ta të blinte bashkimin e dy Gjermanive.

Siç raporton “Spiegel”, ish-kancelari gjerman kishte kërkuar të paguante miliarda tek Bashkimi Sovjetik, që ai të linte të lirë Gjermaninë Lindore.

Amerikanët do ndërmjetësonin në një pazar të tillë. Siç bën me dije ish-ambasadori amerikan në Bon, do paguheshin rreth 2.5 miliard dollarë për 10 vite rresht, për lirinë e Gjermanisë Lindore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›