E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canak: Midis Kosovës dhe BE-së, zgjidhni BE-në

Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak u ka bërë thirrje krerëve shtetëror serbe që në vendimet rreth Kosovës, të zgjedhin vazhdimin e rrugës së Serbisë kah BE-ja.

Canak në një letër të hapuri i ka bërë thirrje presidentit serb, Tomisllav Nikolic, kryeministrit, Ivica Dacic dhe zëvendësit të tij, Aleksandar Vucic që të sillen me guxim dhe mençuri dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

“Në çështjen e Kosovës përcaktohet jo vetëm fati i qytetarëve të Kosovës, por edhe i të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë. Njëkohësisht, kjo është çështje, e cila në afat të gjatë përcakton rrugën dhe zhvillimet në gjithë rajonin”, ka shkruar Canak.

Sipas tij, pozicionin e rëndë mjaftueshëm e rëndojnë leksionet ‘patriotike’ të atyre që vetë nuk kanë qenë në gjendje t’i kontribuojnë zgjidhjes dhe që gjatë mandateve të tyre në mënyrë të padrejtë shuma të mëdha parash janë derdhur në projekte të dyshimta në Kosovë, shkruan express.

“Serbia duhet që përfundimisht të përballet me problemet e saja. Vendosni për vazhdim të rrugës së Serbisë kah BE-ja. BE është mike e dëshmuar, e cila deri më tani në mënyra të ndryshme ka ndihmuar Serbinë dhe proceset e saja. Mike e cila nuk tregon përralla por edhe ndihmon”, ka pohuar ai./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›