Koreja e Veriut lëshon raketën e dytë

Koreja e Veriut ka vendosur raketën e dytë me rreze të mesme veprimi në bregun e saj lindor, kurse më parë u kërcënua me sulme të mundshme bërthamore. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kin Kvan-Jin deklaroi se raketa mund të arrijnë një largësi të konsiderueshme, por jo edhe në kontinentin amerikan. Këto ditë situata është tensionuar në rajonet kufitare mes dy Koreve, që juridikisht edhe mund të janë në luftë që nga vitet e '50-ta të shekullit të kaluar, kur u nënshkrua armëpushimi.
"Koreja e Veriut po kërcënohet se do të na sulmojë me raketa. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kanë shumë mënyra për të mbrojtur veten, por jam i shqetësuar, sepse jetojë pranë veriut dhe pranë bazës ushtarake",- tha një banore e Koresë së Jugut.
"Ne po përpiqemi të çojmë një jetë normale edhe pse Koreja e Veriut po orvatet që ta provokojë vendin tonë. Kemi të njëjtën fuqi ushtarake sikurse edhe Koreja e Veriut, kurse edhe raketat “Patriot” janë pranë neve... ", deklaroi një banor i Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut e nxitur nga sanksionet e reja të OKB-ve dhe stërvitjet ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejtoi një varg kërcënimesh për luftën e mundshme bërthamore, kurse ushtria madje mori edhe autorizime për të sulmuar. Uashingtoni dhe Seuli po forcojnë praninë ushtarake, kurse Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Mun, i cili është jug-korean, i bëri thirrje Koresë së Veriut që t’i zvogëlojë tensionet, duke vlerësuar se çdo gabim në vlerësim mund të ketë pasoja shumë serioze./Indekosnline/