Canën e do edhe Sanderlendi. Një opsion, rinovimi me OMC
Cila do të jetë e ardhmja
e Lorik Canës? Kjo është
një pyetje që duket se do ta na
shoqërojë edhe për disa kohë
në këtë verë të nxehtë të merkatos
europiane. Telenovelës
"Cana" i janë shtuar dje
edhe dy pjesë të tjera. Njëra
ka të bëjë shtimin e numrit
të skuadrave të interesuara
për mesfushorin shqiptar të
Olimpikut të Marsejës. Bëhet
fjalë pikërisht për një tjetër
skuadër angleze, Sanderlendin.
"The Black Cats" (Macet
e Zeza) synojnë të marrin
kapitenin e nënkampionëve
të Francës, i cili kërkohet edhe
nga shumë klube të njohura të
Europës. Sanderlendi beson
se ka hyrë fuqishëm në garën
për të marrë shërbimet e shqiptarit.
Vetëm 10 ditë më parë,
Canaj dukej shumë pranë kalimit
te Hamburgu, por tashmë
është Evertoni, ai që pretendon
se mund të nënshkruajë shumë
shpejt me mesfushorin e kombëtares
shqiptare. Por sipas
lajmit të bërë të njohur dje në
të përditshmen angleze "Mirror",
trajneri i Sanderlendit,
Stiv Brus, ka hyrë në bisedime
me Lorikun dhe sipas tij, gjasat
janë se gjithçka po ecën në
rrugën e duhur. Tekniku i "The
Black Cats" është shprehur se,
e shikon Canën si opsion, pas
dështimit të tratativave për
lojtarin e Uiganit, Li Ketermole.
Tashmë i përket Canës të
vendosë se, cila do të jetë e ardhmja
e tij edhe pse Sanderleni
i ka kërkuar që të kthejë një
përgjigje brenda pak ditësh.
Një ndër ekipet e preferuara
të shqiptarit është Liverpuli,
i cili ka shprehur interes prej
kohësh, por ende nuk ka bërë
asnjë lëvizje konkrete. Interes
për Lorikun kanë shprehur
edhe shumë skuadra tjera
të njohura si: Arsenali, Totenhemi,
Hamburgu, Verder
Bremen, Volfsburgu, Shtutgarti,
Fiorentina, Fenerbahçe e
Shaktar Donjetsk. Ndërsa pjesa
tjetër e telenovelës "Cana" ka të
bëjë me mundësinë e rinovimit
të kontratës me Olimpikun e
Marsejës. Këta zëra kanë filluar
të qarkullojnë dje në shtypin
francez, sipas të cilit, ky është
një opsion për të mos u neglizhuar.
Madje, kjo shihet si një
zgjidhe shumë e mundshme.
Menjëherë ka filluar të flitet për
konkurrencë të fortë, që pritet të
ketë për bluzën e titullarit mes
Canës dhe njeriut, i cili u ble si
zëvendësuesi i tij, Stefan M‘Bia.
Por Loriku mund të luajë edhe
në qendër të mbrojtjes.
e Lorik Canës? Kjo është
një pyetje që duket se do ta na
shoqërojë edhe për disa kohë
në këtë verë të nxehtë të merkatos
europiane. Telenovelës
"Cana" i janë shtuar dje
edhe dy pjesë të tjera. Njëra
ka të bëjë shtimin e numrit
të skuadrave të interesuara
për mesfushorin shqiptar të
Olimpikut të Marsejës. Bëhet
fjalë pikërisht për një tjetër
skuadër angleze, Sanderlendin.
"The Black Cats" (Macet
e Zeza) synojnë të marrin
kapitenin e nënkampionëve
të Francës, i cili kërkohet edhe
nga shumë klube të njohura të
Europës. Sanderlendi beson
se ka hyrë fuqishëm në garën
për të marrë shërbimet e shqiptarit.
Vetëm 10 ditë më parë,
Canaj dukej shumë pranë kalimit
te Hamburgu, por tashmë
është Evertoni, ai që pretendon
se mund të nënshkruajë shumë
shpejt me mesfushorin e kombëtares
shqiptare. Por sipas
lajmit të bërë të njohur dje në
të përditshmen angleze "Mirror",
trajneri i Sanderlendit,
Stiv Brus, ka hyrë në bisedime
me Lorikun dhe sipas tij, gjasat
janë se gjithçka po ecën në
rrugën e duhur. Tekniku i "The
Black Cats" është shprehur se,
e shikon Canën si opsion, pas
dështimit të tratativave për
lojtarin e Uiganit, Li Ketermole.
Tashmë i përket Canës të
vendosë se, cila do të jetë e ardhmja
e tij edhe pse Sanderleni
i ka kërkuar që të kthejë një
përgjigje brenda pak ditësh.
Një ndër ekipet e preferuara
të shqiptarit është Liverpuli,
i cili ka shprehur interes prej
kohësh, por ende nuk ka bërë
asnjë lëvizje konkrete. Interes
për Lorikun kanë shprehur
edhe shumë skuadra tjera
të njohura si: Arsenali, Totenhemi,
Hamburgu, Verder
Bremen, Volfsburgu, Shtutgarti,
Fiorentina, Fenerbahçe e
Shaktar Donjetsk. Ndërsa pjesa
tjetër e telenovelës "Cana" ka të
bëjë me mundësinë e rinovimit
të kontratës me Olimpikun e
Marsejës. Këta zëra kanë filluar
të qarkullojnë dje në shtypin
francez, sipas të cilit, ky është
një opsion për të mos u neglizhuar.
Madje, kjo shihet si një
zgjidhe shumë e mundshme.
Menjëherë ka filluar të flitet për
konkurrencë të fortë, që pritet të
ketë për bluzën e titullarit mes
Canës dhe njeriut, i cili u ble si
zëvendësuesi i tij, Stefan M‘Bia.
Por Loriku mund të luajë edhe
në qendër të mbrojtjes.