UEFA, kundër ndryshimit të strukturës së Superiores
Shtohen "armiqtë" e ndryshimit
të strukturës së Kategorisë
Superiore. Kërkesa
e Elbasanit, Partizanit, Bylisit
dhe Lushnjës për të zgjeruar
kampionatin me 16 skuadra është
kundërshtuar edhe nga UEFA.
Nëpërmjet një faksi të dërguar
në zyrat e Federatës Shqiptare të
Futbollit, institucioni që drejton
sportin e top-këmbës në kontinent
ka shprehur kundërshtimin
rreth kësaj çështjeje. Përgjigjja, e
cila i jep fund shpresës së katër
skuadrave, që nuk arritën të
mbijetonin mes më të mirave,
ka ardhur vetëm pak orë përpara
mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.
Në fakt, sot organi më i lartë
vendimmarrës në FSHF do të
mblidhet për të diskutuar rreth
formulës së kampionatit: nëse
në aktivitetin elitar do të vazhdojë
gara me 12 skuadra, apo
nëse numri i pjesëmarrëseve
duhet të rritet. "UEFA dërgoi sot
një faks, nëpërmjet të cilit theksoi
qëndrimin e saj se nuk është dakord
me ndryshimin e strukturës
së Superiores", pohuan burime
pranë federatës. Ndërkohë që nuk
është bërë i ditur asnjë detaj tjetër
i letërkëmbimit ndërmjet FSHFsë
dhe zyrave të Nionit.
Përgjigjja negative, që detyron
katër skuadrat të luajnë në
Kategorinë e Parë në sezonin e
ri është bazuar në rregulloren
e lojës. Në statut thuhet qartë
se "ndryshimet që lidhen me
strukturën e kampionatit duhet
të miratohen një vit përpara se
të hyjnë në fuqi". Neni nxjerr automatikisht
jashtë loje Bylisin,
Partizanin, Lushnjën dhe Elbasanin.
E thënë ndryshe: për të
rritur në 16 numrin e skuadrave
që luajnë në Superiore gjatë sezonit
2009/2010, vendimi duhet
të ishte marrë përpara se të fillonte
sezoni 2008/2009, pra që
prej verës së kaluar. Gjithsesi, të
larguarit besonin se 12 ekipet që
do të garojnë në kompeticionin
më të rëndësishëm në vend do
t‘u bënin nder dhe shpresonin
te mëshira e FSHF-së. Vetoja e
UEFA-s i ka vënë "kapak" çdo
diskutimi të mëtejshëm rreth
kësaj çështjeje të diskutuar
gjatë.
Edhe nëse organi i drejtuar
nga Mishel Platini nuk do të
kishte mbajtur asnjë qëndrim,
duke lënë që problemi të zgjidhej
nga vetë aktorët e futbollit
shqiptar, ndryshimi i strukturës
dukej mjaft i vështirë. Në fakt, në
relacionin që do të paraqitet sot
përpara Ekzekutivit, mungon
kërkesa e më shumë se gjysmës
së klubeve elitare për zgjerimin
e kampionatit. Ato janë shprehur
indiferente rreth kërkesës së
atyre që nuk mbijetuan pas verdiktit
të fushës. Në anën tjetër
nuk kanë munguar as zërat
kundër rikthimit të kampionatit
me 16 skuadra pas një dekade:
edicioni i fundit me këtë format
ishte ai i sezonit 1998/1999, ku
kampione u shpall Tirana. Laçi,
që triumfoi në Kategorinë e Parë
dhe Kastrioti, dy skuadrat që u
ngjitën në elitë së bashku me
Skënderbeun dhe Gramozin,
nuk kanë ndërmend të tolerojnë
askënd.
të strukturës së Kategorisë
Superiore. Kërkesa
e Elbasanit, Partizanit, Bylisit
dhe Lushnjës për të zgjeruar
kampionatin me 16 skuadra është
kundërshtuar edhe nga UEFA.
Nëpërmjet një faksi të dërguar
në zyrat e Federatës Shqiptare të
Futbollit, institucioni që drejton
sportin e top-këmbës në kontinent
ka shprehur kundërshtimin
rreth kësaj çështjeje. Përgjigjja, e
cila i jep fund shpresës së katër
skuadrave, që nuk arritën të
mbijetonin mes më të mirave,
ka ardhur vetëm pak orë përpara
mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.
Në fakt, sot organi më i lartë
vendimmarrës në FSHF do të
mblidhet për të diskutuar rreth
formulës së kampionatit: nëse
në aktivitetin elitar do të vazhdojë
gara me 12 skuadra, apo
nëse numri i pjesëmarrëseve
duhet të rritet. "UEFA dërgoi sot
një faks, nëpërmjet të cilit theksoi
qëndrimin e saj se nuk është dakord
me ndryshimin e strukturës
së Superiores", pohuan burime
pranë federatës. Ndërkohë që nuk
është bërë i ditur asnjë detaj tjetër
i letërkëmbimit ndërmjet FSHFsë
dhe zyrave të Nionit.
Përgjigjja negative, që detyron
katër skuadrat të luajnë në
Kategorinë e Parë në sezonin e
ri është bazuar në rregulloren
e lojës. Në statut thuhet qartë
se "ndryshimet që lidhen me
strukturën e kampionatit duhet
të miratohen një vit përpara se
të hyjnë në fuqi". Neni nxjerr automatikisht
jashtë loje Bylisin,
Partizanin, Lushnjën dhe Elbasanin.
E thënë ndryshe: për të
rritur në 16 numrin e skuadrave
që luajnë në Superiore gjatë sezonit
2009/2010, vendimi duhet
të ishte marrë përpara se të fillonte
sezoni 2008/2009, pra që
prej verës së kaluar. Gjithsesi, të
larguarit besonin se 12 ekipet që
do të garojnë në kompeticionin
më të rëndësishëm në vend do
t‘u bënin nder dhe shpresonin
te mëshira e FSHF-së. Vetoja e
UEFA-s i ka vënë "kapak" çdo
diskutimi të mëtejshëm rreth
kësaj çështjeje të diskutuar
gjatë.
Edhe nëse organi i drejtuar
nga Mishel Platini nuk do të
kishte mbajtur asnjë qëndrim,
duke lënë që problemi të zgjidhej
nga vetë aktorët e futbollit
shqiptar, ndryshimi i strukturës
dukej mjaft i vështirë. Në fakt, në
relacionin që do të paraqitet sot
përpara Ekzekutivit, mungon
kërkesa e më shumë se gjysmës
së klubeve elitare për zgjerimin
e kampionatit. Ato janë shprehur
indiferente rreth kërkesës së
atyre që nuk mbijetuan pas verdiktit
të fushës. Në anën tjetër
nuk kanë munguar as zërat
kundër rikthimit të kampionatit
me 16 skuadra pas një dekade:
edicioni i fundit me këtë format
ishte ai i sezonit 1998/1999, ku
kampione u shpall Tirana. Laçi,
që triumfoi në Kategorinë e Parë
dhe Kastrioti, dy skuadrat që u
ngjitën në elitë së bashku me
Skënderbeun dhe Gramozin,
nuk kanë ndërmend të tolerojnë
askënd.