Gerti Haxhiu, trajneri i ri i Skënderbeut
Gerti Haxhiu është trajneri i ri i Skënderbeut.
Më në fund drejtuesit e klubit të Korçës kanë
vendosur t‘i japin zgjidhje çështjes së timonierit, që
do të drejtojë skuadrën e sapongjitur në Kategorinë
Superiore në përfundim të sezoni. Pas rikthimit në
elitën e futbollit shqiptar, klubi i Skënderbeut u godit
nga një krizë financiare, e cila u bë shkak edhe për
largimin e trajnerit Indrit Fortuzi. Në garë për të
marrë pankinën e korçarëve ishin dy kandidatura,
serbi Zoran Nikoliç dhe vlonjati Gerti Haxhiu. Por ky
i fundit duket se ka bindur drejtuesit e Skënderbeut,
të cilët tashmë i kanë besuar drejtimin e ekipit në
edicionin e ardhshëm futbollistik. Haxhiu është
një figurë e njohur në futbollin shqiptar, pasi ai në
karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe Apoloninë e
Fierit dhe Bylisin. Skuadrën ballshiote e ka drejtuar në
tri ndeshjet e fundit të edicionit të kaluar, pas largimit
të trajnerin Hysen Dedja. Për sa i përket merkatos,
Skënderbeu nuk ka bërë asnjë afrim. Ndonëse u
është bërë ftesë zyrtare ish-titullarëve të sezonit
të fundit, përsëri ata nuk kanë kthyer një përgjigje
përfundimtare. Megjithatë, sipas drejtuesve, gjithçka
do të marrë zgjidhje pas emërimit të trajnerit.