Cani: Berisha s'merr vesh nga ekonomia, kam paralajmeruar
Ish Guvernatori i Bankes, Shkelqim Cani replikoi dje ne distance me akuzat e bera nga Kryeministri Sali Berisha ne drejtim te tij, duke theksuar se ai e kishte parashikuar perkeqesimin e ekonomise ne vend. "Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, nuk merr vesh nga ekonomia, flet si t'i doje qejfi. Ai keshtu ka akuzuar kedo dhe i ben miq me vone. Madje, te gjithe ato qe i ka share eshte dukur sikur do t'i fuse ne burg madje. Pika e trete, asnje gje nga ato qe kam thene une nuk ka guxuar njeri qe t'i hedhe poshte", ka reaguar dje ish-Guvernatori Cani ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone". "Une kam parashikuar se si ekonomia do te shkoje dhe cdo gje ka dale ashtu sic kam thene. Berisha te marre me vete te gjithe ata cfare ka drejtues ministrie, institucionesh te pavarura apo opinioniste qe i bejne qejfin, qe te gjithe vleresimet i bejne pa njohur ekonomine, si axhami, qe gjithcka e bazojne nga nje hulumtim ne google, kaq dine, keshtu qe ai t'i marre ato me vete edhe te ike", ka nenvizuar me tej ai. Sipas Canit, ai e kishte parashikuar se situata ekonomike ne Shqiperi do te perkeqesohej, por per kete ceshtje, ai nuk kerkon aspak te hyje ne debat me kreun e qeverise. "Une nuk hyj ne debat ekonomik me Sali Berishen. I keshilloj Berishes te mos krijoje probleme. Kam analizuar ekonomine dhe kam paralajmeruar qeverine e Berishes se cfare do i ndodhte ekonomise shqiptare ne te ardhmen. I them Berishes qe te hape kerkimet lidhur me pritshmerine e ekonomise. Ekonomia ka rrjedhur me keq nga sa kam parashikuar une", u kunderpergjigj Cani.