Emetimi i eurobondit miratohet ne Kuvend
Marrja borxh ne tregun nderkombetar nepermjet eurobondit, po merr "OK" edhe ne Kuvend. Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi dje, emetimin e eurobondit te pare shqiptar si dhe bankat e autorizuara per kete "Dojce Bank" dhe "JP Morgan". Ne kete menyre vendi yne perfshihet per here te pare ne tregjet financiare nderkombetare, duke krijuar mundesine qe me kete instrument te listohet edhe ne bursen e Londres. "Financimi i siguruar nga eurobondi shqiptar do te sherbeje per te plotesuar nevojat e buxhetit dhe per te financuar shpenzimet kapitale ne euro. Instrumenti i eurobondit do te kete karakteristike baze nje shume deri ne 400 milione euro dhe nje maturim prej 5 vitesh", thote zv/ministri i Financave, Nezir Aldeda. Pas interesimit te deputeteve, zevendesministri i Financave ka dhene nje pergjigje edhe per opoziten e cila e ka cilesuar marrjen e borxhit per te paguar nje borxh tjeter si shenje te krizes. "Te marresh nje borxh me te lire per te shlyer nje borxh me te shtrenjte eshte gjeja me e zgjuar, me e pranueshme dhe me e deshirueshme", tha Aldeda. Shqiperia arriti te emetoje eurobondin e saj te pare pas klasifikimeve per te marre kredi, qe njihet ndryshe si kredit reiting, te bera nga dy kompanite nderkombetare me te njohura ne kete fushe.