INSTAT: Viti 2009 mbyllet me rritje ekonomike 3.3%
Rritja ekonomike per vitin 2009, sipas rezultatit final te Institutit te Statistikes rezulton vetem 3.3 per qind. Per shkak se ekonomia e vendit ne tremujorin e fundit te vitit qe shkoi, ka pesuar nje renie prej 0.8 per qind krahasuar me tremujorin e katert 2008. Ne baze te kesaj ecurie INSTAT njoftoi dje se viti 2009, mbeshtetur mbi informacionet tremujore shenoi nje rritje prej 3.3 per qind krahasuar me vitin 2008, ndersa krahasuar me tremujorin e trete vitit 2009 ka pesuar nje renie me 2.4 per qind. Aktiviteti bujqesor ne tremujorin e katert te 2009 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare, u rrit me 1.7 per qind dhe ka pasur nje rritje me 0.8 per qind kundrejt tremujorit te trete te vitit 2009. Ndersa grupi i industrive pesoi nje renie prej 4.1 per qind ne tremujorin e katert te 2009 krahasuar kjo me tremujorin e katert te 2008. Krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2009, dega e industrise pati nje rritje prej 2.9 per qind, njoftuan burimet zyrtare te INSTAT. Sektori i ndertimit, ne tremujorin e katert te vitit 2009 u ul me 14.4 per qind krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2008 dhe me 11.8 per qind krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2009. Dega tregti, hotele dhe restorante pati nje rritje prej 7.2 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2009 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare dhe nje rritje prej 1.6 per qind krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2009. Aktiviteti i transportit ne tremujorin e katert te vitit 2009 u rrit me 3.0 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare dhe pati nje renie me 3.5 per qind ndaj tremujorit para-ardhes. Dega e post-telekomunikacionit pati rritjen me te madhe me 8.3 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2009 perkundrejt tremujorit te katert te 2008 dhe nje renie me 1.0 per qind perkundrejt tremujorit te trete te vitit 2009. Ndersa dega e sherbimeve ne tremujorin e katert te vitit 2009 pati rritje me 0.1 per qind kundrejt tremujorit te katert te vitit 2008 dhe nje renie prej 4.0 per qind krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2009. INSTAT njoftoi dje se, vleresimet per PBB-ne tremujore jane bere mbi te dhenat origjinale si dhe mbi te dhenat e zhveshura nga efektet sezonale. Metoda qe eshte perdorur per te vleresuar PBB-ne tremujore konsiderohet nje menyre indirekte.
Rritja sipas sektoreve te ekonomise
Bujqesia -Aktiviteti bujqesor u rrit me 1.7 per qind ne tremujorin e katert te 2009 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare.
Industria- Grupi i industrive pesoi nje renie prej 4.1 per qind, ne tremujorin e katert te 2009 krahasuar kjo me tremujorin e katert te 2008.
Ndertimi -Aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e katert te vitit 2009 u ul me 14.4 per qind krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2008.
Tregti, Hotele dhe Restorante -Ky grup pati nje rritje prej 7.2 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2009 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me.
Transporti -Aktiviteti i transportit ne tremujorin e katert te vitit 2009 u rrit me 3.0 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare.
Post-telekomunikacioni -Dega e post-telekomunikacionit pati rritjen me te madhe, me 8.3 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2009 perkundrejt tremujorit te katert te 2008.
Sherbimet
Dega e sherbimeve ne tremujorin e katert te vitit 2009 pati rritje me 0.1 per qind kundrejt tremujorit te katert te vitit 2008