E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosoves firmos me "Bechtel&Enka" ndertimin e autostrades Morine-Merdare

Qeveria e Kosoves dhe kompania "Bechtel&Enka" kane nenshkruar zyrtarisht marreveshjen per ndertimin e autostrades Morine-Merdare. Qeveria e Kosoves kishte bere te ditur nga fundi i muajit te kaluar, perfundimin e negociatave me kompanine amerikano turke "Bechtel & Enka", per fillimin e punimeve, per ndertimin e autostrades Vermice -Merdar. Autostrada do te ndertohet segment pas segmenti dhe do te filloje te punohet ne ndertimin e segmentit te pare dhe te dyte nga Vermica deri ne Qafe te Dules. Autostrada do te jete e gjate 117 km dhe do te kushtoje 700 milione euro. Autostrada Vermice-Prishtine-Merdar, do te jete autostrade hyrje-dalje, me nje gjeresi prej 28 metrash, ku do te jene dy shirita qarkullues me nga 3.75 metra, nje shirit ndihmes emergjent 2.5 metra dhe brezi i gjelber ne mes me gjeresi 3 deri ne 4 metra. Sipas parashikimeve, autostrada ne segmentin e pare dhe te dyte mund te filloje te ndertohet me se largu deri ne maj te ketij viti, mirepo ende asgje nuk eshte perfundimtare. Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thene se punimet ne autostrade do te zgjasin 36 muaj. Konsorciumi amerikano-turk "Bechtel & Enka JV", ka ndertuar segmentin me te veshtire rrugor Rreshen -Kalimash, te autostrades Durres-Kukes, ne pjesen Shqiptare ku perfshihet edhe nje tunel rreth 6 kilometer i gjate. Segmenti ku punoi "Bechtel" eshte 0,85 km per nje autostrade me kater korsi ne Shqiperi, perfshire 6 km tunel, nen nje kontrate te firmosur ne shtator 2006 me qeverine shqiptare.

Treguesit
Autostrada do te ndertohet segment pas segmenti dhe do te filloje te punohet ne ndertimin e segmentit te pare dhe te dyte, nga Vermica deri ne Qafe te Dules. Autostrada do te jete e gjate 117 km dhe do te kushtoje 700 milione euro

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›