Fondacioni Vodafone Albania hap aplikimet per programin "Bota e Ndryshimit"
Ne kuader te programit Bota e Ndryshimit, Fondacioni Vodafone Albania eshte duke realizuar nje turne ne disa rrethe te vendit per te prezantuar dhe iu pergjigjur pyetjeve te aplikanteve te interesuar. Gjate dites se djeshme perfaqesues te Fondacionit ishin ne Korce dhe ne ditet qe vijne ata do te jene ne Gjirokaster, Vlore, Elbasan dhe Shkoder.
Programi Bota e Ndryshimit eshte nje projekt unik qe bazohet ne identifikimin dhe nxitjen e ideve me te mira mes njerezve, per te ofruar alternativa dhe ndermarre veprime konkrete ne zgjidhjen e problemeve specifike shoqerore. Programi ofron mundesi reale per kedo qe ka pasionin dhe entuziazmin per te sjelle ndryshim ne jeten e njerezve ne nevoje dhe iu mundeson aplikanteve te perzgjedhur te punojne me kohe te plote pergjate nje viti prane nje organizate te identifikuar prej vete atyre.
Ky program eshte duke u realizuar njekohesisht dhe ne 13 shtete te tjera ku jane prezente fondacionet Vodafone. E financuar nga Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Foundation ne Mbreterine e Bashkuar, programi Bota e Ndryshimit vjen ne Shqiperi per te tretin vit rradhazi, kete radhe i zgjeruar per te pranuar me shume aplikante. Periudha e aplikimit per programin Bota e Ndryshimit eshte hapur qysh prej dates 3 prill dhe do te vijoje deri ne daten 7 maj, 2010.
Sipas drejtuesve te Fondacionit, gjithkush eshte i ftuar ti bashkohet ketij programi per te bere nje ndryshim sado te vogel ne jetet e atyre qe kane nevoje. Informacione te metejshme per kriteret specifike dhe menyren e aplikimit mund te merren duke vizituar faqen www.vodafone.al ne seksionin e Fondacioni Vodafone Albania.