Cani: Ekonomi shqiptare rritje shumë të ngadaltë
Tiranë- Nuk ka asnjë kuptim të shpresohet për rritje të ekonomisë këtë vit me 3.9 për qind, duke parë se të ardhurat e buxhetit janë rritur me vetëm 1 për qind ndërsa inflacioni mesatar ka qenë 3 për qind- kështu u shpreh ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlçim Cani. Ai shton se sipas tij ekonomia po peson një rritje shumë më të ngadaltë nga ajo çfarë raporton apo shpreson për të ardhmen qeveria. Sipas ish guvernatorit Cani borxhi publik në raport me Prodhimin e Brëndshëm Bruto mund ta ketë kaluar sakaq limitin ligjor prej 60 për qind. Cani shpjegon se Shqipëria ka një tavan ligjor për borxhin, por tejkalimi i këtij tavani nuk sjell asnjë pasojë ligjore, praktike për qeverinë.
Problemi është që pasojat shkojnë të gjitha në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Studimet e Bankës Botërore dhe FMN-së sugjerojnë se borxhi shqiptar duhet të ulet në 40-45 për qind të PBB-së nga 59 për qind që është aktualisht. Borxhi publik u ul gradualisht nga afro 80 për qind e PBB-së që qe në vitin 1997, në 54 për qind në vitin 2007. Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkonte që politika e reduktimit të borxhit të vijonte, duke e ulur atë në 50 për qind të PBB-së dhe më poshtë, por qeveria e pa më të logjikshme të hynte në borxhe për të ndërtuar rrugën Rrëshen-Kalimash dhe rrjedhimisht borxhi u rrit. E gjithë ekonomia vuan nga borxhi i lartë – u shpreh Cani për mediat. Sipas tij një borxh i lartë, është shumë e vështirë të reduktohet, pasi i duhen kërkuar qytetarëve politka më shtërnguese.
Shkrime të tjera me interes: