Meta-Prifti, sot priten përfundimet e ekspertizës shqiptare
Tiranë- Tre ekspertët e videos Meta-Prifti pritet të dorëzojnë sot në Gjykatën e Lartë ekspertizën e tyre, lidhur me autenticitetin apo jo të kasetës. Artur Rrahamani, Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo janë emrat e tre ekspertëve të cilët do japin vlerësimin e tyre, përsa i përket ekspertizës shqiptare.
Të hënën e shkuar seanca u shty, për shkak të kërkesës së ekspertëve të cilët pretenduan se i duhej më shumë kohë. Avokatët e kreut të LSI-së Ilir Metës, kanë kërkuar që të vijohej seanca gjyqësore edhe me dëshmitarë. Gëzim Veleshnja është njëri nga avokatët e Ilir Metës në këtë gjyq, po ashtu është edhe avokati i Mihal Delijorgjit në gjyqin e çështjes Gërdeci. Në këtë mënyrë duke qënë avokat i Metës, shtyhet edhe gjyqi i Gërdecit, për shkak të mungesës së Veleshnjës.
Shkrime të tjera me interes: