Cani: Ne Shqiperi sdo kete krize financiare

“Nuk mendoj se do te kete krize ne Shqiperi. Me keta tregues qe jane sot, Shqiperia nuk bie ne krize, ajo ndjen efektet e krizes se Europes. Se sa do vertetohet, c’masa do te merren dhe si do shmangen efektet, kjo eshte pune e Europes qe po merr masa”, ka pohuar Cani.
Sipas tij, nder masat kryesore qe do te ndermarre Evropa do te jete ulja e normes se interesit per shkak te inflacionit qe vjen ne renie, qe do te sjelle edhe uljen e cmimeve.
“Banka Qendrore Evropiane do te filloje te veproje me uljen e normes se interesit pasi edhe inflacioni eshte ne renie. Po ulet kerkesa per lendet e para. Po bie cmimi i naftes dhe keshtu do te bien edhe cmimet e ushqimeve. Pra, edhe nese kriza ndodh ne Europe, ne Shqiperi nuk do te kete krize”, ka deklaruar Cani.
Gjithashtu, ish-guvernatori ka sqaruar edhe sigurine qe kane bankat ne vend, pasi sipas tij gjendja e kapitalit ne to eshte me i larte se ne bankat evropiane.
“Disa banka jane te kapitalizuara ne Shqiperi. Minimumi i lejuar i kapitalizimit eshte 12%, por gjendja e kapitalit ne bankat e vendit eshte rreth 17%, dyfishi i bankave te Evropes qe eshte 8%. Gjithashtu jane edhe rrjetat e sigurise bankare. Bankat kane nje menaxher qe kujdeset per ta mbajtur banken gjalle, por edhe ne rast te kundert eshte kontrolli i brendshem i bankes qe varet nga pronaret. Gjithashtu nje banke ka auditoret e jashtem, qe japin vleresimet per rreziqet. Rrjeti tjeter eshte mbikeqyrja bankare. BSH ndjek on line aktivitetet e bankave dhe mbikeqyrja jone eshte e vleresuar sipas standarteve evropiane”, ka shtuar Cani.
Ndersa per zevendesministrin e Ekonomise, Eno Bozdo ekonomia shqiptare do te preket nga ndikimet e krizes nderkombetare financiare. Sipas tij, kriza do te preke disa nga sektoret kyc te ekonomise shqiptare.
“Meqenese Shqiperia eshte nje vend i lidhur me ekonomine evropiane, meqenese marredheniet tregtare i kemi te lidhura ngushte me Italine dhe Greqine, pritet qe edhe ekonomia shqiptare te preket nga efektet e krizes, qe do te sjelle uljen e eksporteve dhe uljen e investimit te kapitalit te huaj, qe eshte jetesor per Shqiperine”, ka deklaruar Bozdo.
Sipas tij, Evropa do te preket nga kriza financiare, por ne permasa me te vogla ne krahasim me SHBA. “Kriza e kredive te shtepive do te transmetohet ne Evrope, por jo ne te njejten mase si ne SHBA pasi ka diferenca te theksuara te dy vendeve ne sistemet bankare”, ka saktesuar Bozdo.
Duke folur per vendimin e qeverise shqiptare per te mosperseritur mandatin e Fondit Monetar Nderkombetar, ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se largimi i FMN-se nga Shqiperia, pikerisht kur e gjithe bota eshte perfshire nga kriza financiare, eshte nje veprim i pamatur.
"Nese nuk do te ishte kriza ne vend, atehere statusi i FMN-se duhej ndryshuar”, eshte shprehur Malaj, i cili kujtoi edhe se vendi eshte ne prag te zgjedhjeve parlamentare.
Nderkohe per zevendesministrin e Ekonomise, Eno Bozdo roli i FMN-se ne Shqiperi nuk ka lidhje me krizen financiare. Largimin e Fondit Monetar Nderkombetar nga vendi yne e shikon pozitivisht drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore, Artan Hoxha.
Sipas tij, “modifikimi i rolit te FMN-se do te ndikoje pozitivisht tek vendimmarresit tane, te cilet do te kene me shume hapesira per veprim”.
Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani theksoi se per largimin ose jo te FMN-se nga vendi, duhet te merret edhe mendimi i opozites.
“FMN eshte e vonuar ne kerkesen e vete per te qendruar. Mendoj se nuk duhet te ishte marre vendim pa u pyetur opozita. FMN eshte e specializuar ne zgjidhjen e krizave”, tha Cani.