E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i FMN-se, Malaj: Eshte kohe krize

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se largimi i FMN-se nga Shqiperia, pikerisht kur e gjithe bota ehste perfshire nga kriza financiare, eshte nje veprim i pamatur.

“Nese nuk do te ishte kriza ne vend, atehere statusi i FMN-se duhej ndryshuar”, eshte shprehur Malaj, i cili kujtoi edhe se vendi eshte ne prag te zgjedhjeve parlamentare.

Nderkohe per zevendesministrin e Ekonomise, Eno Bozdo roli i FMN-se ne Shqiperi nuk ka lidhje me krizen financiare. Largimin e Fondit Monetar Nderkombetar nga vendi yne e shikon pozitivisht drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore, Artan Hoxha.

Sipas tij, “modifikimi i rolit te FMN-se do te ndikoje pozitivisht tek vendimmarresit tane, te cilet do te kene me shume hapesira per veprim”.

Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani theksoi se per largimin ose jo te FMN-se nga vendi, duhet te merret edhe mendimi i opozites.

“FMN eshte e vonuar ne kerkesen e vete per te qendruar. Mendoj se nuk duhet te ishte marre vendim pa u pyetur opozita. FMN eshte e specializuar ne zgjidhjen e krizave”, tha Cani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›