E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo: Ne Shqiperi do ndihen efektet e krizes

Ekonomia shqiptare do te preket nga ndikimet e krizes nderkombetare financiare. I ketij mendimi eshte zevendesministri i Ekonomise, Eno Bozdo, sipas te cilit duke qene pjese e Evropes, kriza do te preke disa nga sektoret kyc te ekonomise shqiptare.

“Meqenese Shqiperia eshte nje vend i lidhur me ekonomine evropiane, meqenese marredheniet tregtare i kemi te lidhura ngushte me Italine dhe Greqine, pritet qe edhe ekonomia shqiptare te preket nga efektet e krizes, qe do te sjelle uljen e eksporteve dhe uljen e investimit te kapitalit te huaj, qe eshte jetesor per Shqiperine”, ka deklaruar Bozdo.

Sipas tij, Evropa do te preket nga kriza financiare, por ne permasa me te vogla ne krahasim me SHBA. “Kriza e kredive te shtepive do te transmetohet ne Evrope, por jo ne te njejten mase si ne SHBA pasi ka diferenca te theksuara te dy vendeve ne sistemet bankare”, ka saktesuar Bozdo.

Me tej, duke folur per planin 700 miliarde dollaresh te SHBA, ai ka theksuar se plani ne fjale nuk eshte perfekt, por ka qene i domosdoshem per ekonomine amerikane.

“Vete amerikanet jane te ndare per planin e administrates Bush. Shume deklarojne se SHBA po shkojne drejt socializmit. SHBA jane ne nje proces shume te rendesishem elektoral dhe kampet po shikojne filozofite e ndryshme per t’u perballuar me krizen. McCain dhe Obama kane treguar nje pergjegjesi te madhe duke pranuar planin e Bush. Por ky plan nuk eshte perfekt, ka pika te erreta. Per te ardhmen ka shume pikepyetje se si kjo krize do te vazhdoje”, ka shtuar Bozdo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›