Durres-Kukes, aksident, vdes 55 vjecari

Nje person ka humbur jeten ndersa po kalonte korsine ndarese te autostrades Tirane-Durres. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21 te se enjtes pak kilometra nga qyteti i Durresit.
Abdulla Selimaj, 55 vjec, ka mbetur i vdekur ne vend pas nje goditjeje te nje automjeti ende te paidentifikuar nga policia.
Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar makinen, nderkohe policia ka filluar hetimet per gjetjen e tij. Edhe pse eshte vene ne vezhgim te shpejte korsia drejt Tiranes, automjeti qe ka shkaktuar aksidentin nuk eshte gjetur.
Mendohet se, ai mund te kete kaluar ne nje rruge dytesore. Policia tha se ka ngritur postblloqe per gjetjen e autorit te aksidentit.