Hoxha: Kriza sduhet te perhape panik

“Brenda kesaj krize ne teresine e saj, ka elemente te pepergjegjshmerise per te vezhguar si koperojne tregjet, ka edhe spekulime deri ne lojra te pandershme. Eshte nje moment ekonomik i SHBA-se dhe i botes”, thekson Hoxha, sipas te cilit, e rendesishme eshte qe mes popullates te mos perhapet paniku.
“Nese perhapet paniku fals qe bankat ne SHBA po falimentojne, njerezit do turren ne per ne sportele dhe ky efekt irracional jep efekte edhe sikur kriza te mos kete ndodhur. Ka shume rendesi qe te shmanget hapja e dezinformacionit te demshem publik”, shton Hoxha.
Ai thekson gjithashtu se ndryshimi mes Cavez dhe Bush eshte ne motiv. “Ne SHBA po behet nje nderhyrje ne dobi te interesit te qytetareve, ndersa ne Venezuele keto te mira i takojne shtetit dhe jo te huajve e qytetareve”, nenvizoi shefi i ISB-se. Ai mbeshteti edhe deklaraten e guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. “Deklarata e Fullanit eshte e bazuar ne fakte dhe une jam plotesisht i prirur te besoj se kjo eshte nje deklarate e bazuar ne kohen e duhur dhe e thene nga njeriu i duhur”, theksoi Hoxha.