Vuante dënimin në Trikallas të Greqisë, vetëvaret shqiptari në qeli
Një shqiptar është gjendur i vetëvarur në qelinë e një prej burgjeve të shtetit grek, ku vuante dënimin. Shtetasi Paulin Kola, 30 vjeç u gjet i vetëvarur në qelinë e tij, në burgun e Trikallas në Greqi. Mësohet se Kola ishte dënuar me 10 vjet burg për disa grabitje. Ende nuk dihen shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike, ndërsa kanë nisur hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.