E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Elbasanit, 3 vite burg ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e arrestit, 3 vite burg dhe 7 milionë lekë gjobë për ish-drejtorin e burgut të Rrogozhinës, shtetasin Pajtim Muraj pasi akuzohej për korrupsion.
 

Gjykata ka dënuar edhe tre shtetas të tjerë që shërbenin si sekserë, Naim Maçin me një vit burg dhe 4 milionë lekë gjobë, Fatos Gosën me 2 vite burg dhe 7 milionë lekë dhe Denis Toshkun me 2 vjet burg dhe 7 mln lekë gjobë.
 

Tre të dënuarit u arrestuan pasi merrnin ryshfet për lejet e të dënuarve.Ndërkaq Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin Ismail Cunami, duke e liruar nga akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›